Insajderi
Insajderi

Shtetasi turk arrestohet në aeroportin “Adem Jashari”

Insajderi
25 August 2022 - 09:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shtetasi turk arrestohet në aeroportin “Adem Jashari”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia njofton për arrestimin e një shtetasi të Turqisë në aeroportin “Adem Jashari”.

Sipas policisë, i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar leje qëndrimin e Belgjikës që dyshohet të jetë i falsifikua.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT /Aeroporti i Prishtinës, 24.08.2022-20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar leje qëndrimin e Belgjikës që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark