×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shteti Islamik tregon arsyen pse e kreu sulmin në Moskë

    Insajderi
    23 March 2024 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shteti Islamik pretendon se ka kryer sulmin masiv në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në Moskë, ku mbetën të vdekur dhjetëra njerëz.

    Kështu së paku ka njoftuar grupi terrorist përmes rrjeteve sociale gjersa ka dhënë edhe arsyen se pse e kryen këtë krim, raporton skynews.

    Al-Amaq merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Moskë. “Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë sulmuar një grumbull të madh të të krishterëve në Krasnogorsk jashtë kryeqytetit rus, duke vrarë dhe plagosur qindra dhe duke shkaktuar dëme të mëdha aty përpara se të tërhiqeshin në bazat e tyre të sigurt”, thuhet në njoftimin e ISIS-it.

    Sulmi vjen në pesë vjetorin e rënies së Kalifatit pas Betejës së Baghuzit në Siri – grupi kishte pësuar humbje nga Rusia – dhe në këtë formë i janë hakmarrë Moskës.

    Theksojmë se të paktën 80 persona kanë humbur jetën.

    Sulmuesit përdorën gjithashtu eksploziv, duke shkaktuar një zjarr masiv në sallën më të madhe të koncerteve.

    Ndryshe, ambasada amerikane në Rusi javë më parë kishte paralajmëruar për një sulm të ekstremistëve në kryeqytetin rus.

    Vladimir Putin kishte hedhur poshtë paralajmërimet e amerikanëve, duke thënë se qytetarët rusë janë të sigurt. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark