×
  • Lajme
  • Lajme

    Shteti nuk shpenzon asnjë cent nga taksa ekologjike për mbrojtje të ambientit

    Insajderi
    12 December 2016 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyra Kombëtare e Auditimit, ka publikuar raportin e auditimit mbi “Qëndrueshmërinë e Masave Kombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit” dhe ka të gjetura skandaloze.

    Një nga to është fakti se të hyrat nga “taksa ekologjike” që mblidhet gjatë regjistrimit të veturave dhe lejeve të ndërtimit, nuk shpenzohet për projekte ambientaliste, raporton Insajderi.

    Sipas të dhënave nga ky raport, shuma e mbledhur në buxhetin e Kosovës nga taksa ekologjike gjatë regjistrimit të veturave, për vitit 2015 ka qenë mbi 3 mijë euro ndërsa po kaq ka qenë edhe si taksë e viteve 2014 dhe 2013.

    Zyra Kombëtare e Audtimit ka gjetur  të hyrat e grumbulluara prej taksës ekologjike, tregon se ky instrument e ngarkon qytetarin gjatë regjistrimit të veturave (si ndotës) dhe kjo taksë nuk bartet drejtpërdrejt për këtë qëllim.

    “Hulumtimi ynë na tregon se sfidë kryesore është gjetja e mënyrave për të financuar projektet e veçanta”, thuhet në raportin e Auditimit, raporton Insajderi.

    Tutje në këtë raport thuhet se “taksat aktuale ekologjike dhe mjetet nga lejet mjedisore derdhen në buxhet dhe si të tilla nuk përdoren në mënyrë të drejtpërdrejt për qëllime mjedisore”.

    Qeveria, vazhdon raporti, nuk e ka shqyrtuar nevojën për të arritur vlerën për para – të taksapaguesve – në ofrimin e shërbimeve të cilat duhet të përfshijnë aktivitetet mjedisore.

    Auditorët kanë gjetur se të hyrat vetanake të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë që janë paguar në Buxhetin e Kosovës, për vitin 2015 kanë qenë 686 mijë e 399 euro, por bazuar në analizat e Zyrës Kombëtare të Auditimit, “nuk ka alokolim të burimeve tjerë për të adresuar cështjet mjedisore përmes programeve buxhetore”/Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark