×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtohen ankesat e konsumatorëve për ngritjen e çmimeve, kërkohen masa të menjëhershme nga Qeveria

    Insajderi
    04 November 2021 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) sot ka mbajtur tryezën e diskutimit “Ngritja e çmimeve në treg dhe mbrojtja e konsumatorit”.

    Dardan Abazi, hulumtues i lartë dhe drejtor i progamit, Indep

    Dardan Abazi nga INDEP në fjalën hyrëse gjatë kësaj tryeze tha se përmes programit të tyre “Mbrojtja e konsumatorit” kanë dhënë një kontribut tejet të rëndësishëm mbi mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

    Abazi theksoi se ankesat e konsumatorëve janë të shumta për rritje të çmimeve të pa paralajmëruar nga tregtarët, siç u shpreh ai në disa raste ka edhe dyshime për këto shtrenjtimi me marrëveshje.

     “Instituti INDEP e ka futur në programin e vet mbrojtjen e konsumatorëve, duke dhënë politika se si mund të ketë ndryshime duke shpresuar që qeveria të sjell draftin e parë për mbrojtjen e konsumatorëve”.

     “Me kontributin tonë kemi përmirësuar këtë koncept deri në fazën e fundit, ku përgjatë dy viteve ka mijëra qytetarë që janë pjesë e këtij komuniteti duke e shndërruar në një pikë reference për brengat e tyre”.

     Tutje Abazi shtoi se mbrojtja e konsumatorëve është në dobi të vendit, por edhe të bizneseve me qëllimin e vetëm që të rritet aktiviteti ekonomik. “Mbrojtësit e konsumatorëve konsideron se mbrojtja është në dobi të vendit por edhe të bizneseve duke rritur kështu aktivitetin ekonomik përmes cilësisë. Ngritja e lartë e çmimeve ka bërë që konsumatorët të zgjedhin në mes të të ngrënit dhe situatës së vështirë të jetës së tyre, pasi shumë nga ta janë në nevojë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark