×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shtohet edhe një pushim për nxënësit

    Insajderi
    25 October 2023 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme këtë viti shkollor do të kenë edhe pushim vjeshtor.

    Nga data 1 nëntor e deri më 3 shkollat e këtyre niveleve do të fillojnë pushimin e përcaktuar nga Ministria e Arsimit. Nga SBASHK-u këtë e quajnë zbulim të ri të ministres Nagavci, kurse nga instituti Ed Guard thonë se pushimi vjeshtor nuk është risi.

    Pas dy muajve mësim nxënësit e shkollave fillore e të mesme do të pauzojnë për tri ditë.

    Kjo pasi nga ky vit shkollor sistemi arsimor në këto nivele do të pushojnë edhe në muajin nëntor.

    Nga data 1 nëntor e deri me 3 nëntor, Ministria e Arsimit ka vendosur në kalendarin shkollor si pushim vjeshtor.

    Një gjë të tillë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit e kanë quajtur me ironi si zbulim të Ministres, Arbërie Nagavci.

    Por ndryshe thonë nga instituti EdGuard.

    Si të nevojshëm për mësimdhënësit e nxënësit një pushim të tillë e ka quajtur drejtori i shkollës “Emin Duraku”, Visar Osmani.

    Pas pushimit vjeshtor, nxënësit nga data 15 janar e deri me 23 janar 2024 do të hyjnë në pushimin dimëror.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark