×
  • Sport
  • Sport

    Shtohet lista e mungesave për “El Clasico”

    Insajderi
    01 March 2023 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Barcelona do të jetë pa disa lojtarë vendimtar për duelin e parë të “El Clasicos” në Kupën e Mbretit ndaj Real Madridit.

    Ndeshja e parë zhvillohet të enjten në “Santiago Bernabeu”.

    Ousmane Dembele dhe Pedri tashmë janë të konfirmuar si mungesa në derbi ndaj madrilenëve, ndërsa Robert Lewandowski pësoi lëndim kundër Almerias të dielën.

    Ansu Fati është në dyshim për të luajtur, por pritet të jetë i gatshëm për një pjesë të lojës.

    Të mërkurën, “Relevo” ka raportuar se Andreas Christensen pritet t’i shtohet listës së lëndimeve, për shkak se ka pësuar lëndim në nyjën e këmbës në stërvitje.

    Danezi stërviti të mërkurën vetëm 15 minuta.

    Barcelona ka dy disfata të njëpasnjëshme, nga Manchester Unitedi në Ligën e Evropës dhe nga Almeria në La Liga.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark