×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shtrenjtim i faturave të energjisë elektrike dhe ankesat e qytetarëve – anëtarja e LVV del me një sqarim

    Insajderi
    26 December 2023 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qytetarët të shumtë janë ankuar pasi rryma në këtë muaj i është faturuar shumë më shtrenjte në krahasim me muajt e kaluar. Një sqarim, përse ka ndodhur kjo e ka dhënë anëtarja e kryesisë së rinisë në Lëvizjen Vetëvendosje – dega në Vushtrri, Drita Dibrani, shkruan Insajderi.

    Dibrani ka përmendur vendimin e marrë nga ZRRE, ku konsumi i energjisë do të ndahej në dy blloqe.

    “Të dashur qytetar më lejoni të ju njoftoj që në bazë të vendimit të ZRRE-së, konsumi juaj do të ndahet në dy blloqe, 0-800kWh dhe më i lartë se 800kWh, dhe në dy intervale ditore, ditë e natë, të dhëna këto që do të paraqiten në faturën tuaj në katër rubrika”, shkroi ajo në Facebook.

    Duke u bazuar në këto të dhëna, ajo potencon se me “tarifat e rritura do të paguhet vetëm pjesa mbi shpenzim prej mbbi 800 kWH”.

    “Tashmë dihet se konsumi në bllokun e parë prej 0-800kWh do të faturohet me të njëjtat tarifa, ndërsa konsumi mbi 800kWh do të faturohet me tarifa të reja. Pra, me tarifa të rritura do të paguhet vetëm pjesa mbi këtë shpenzim”.

    Tutje, ajo ka marrë disa shembuj.

    “Nëse një konsumator ka shpenzuar gjithsej 900kWh, atëherë ai do të paguajë 800kWh me bllokun e parë, ku çmimet janë të pandryshuara dhe 100kWh me tarifën e lartë, të dyja të ndara edhe brenda konsumit ditë/natë”

    “Në faturën e konsumatorit do të shënohet përllogaritja e parë me A1/B1, që përfaqëson tarifën e lartë, në bllokun deri në 800kWh. Pra, do të llogariten aq sa ka shpenzuar kryesisht gjatë ditës, që në stinën e dimrit është nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 22:00”.

    Ndërsa shpenzimet e bëra nga konsumatorët pas orës 22:00 deri në orën 7:00 paraqiten me kodin A2/B1. Kjo paraqet tarifën e ulët, që është bindshëm më e lira në Evropë dhe ndër më të lirat në botë“.

    Më poshtë keni vendimin e ZRRE-se⬇️

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark