×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shtyhet data për pagesën e pensionistëve

    Insajderi
    17 October 2022 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë pensionistët se pagesa e pensioneve e paraparë të bëhej sot, është shtyrë për ditën e nesërme, më 18 tetor 2022.

    Arsyeja e shtyrjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.

    Duke shpresuar në mirëkuptim të të gjithë përfituesve, ju sigurojmë se stafi i ministrisë është duke punuar intensivisht ashtu që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark