×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shtyhet mbledhja e Komisionit për Trustin, Haxhiu thotë se kjo u bë qëllimisht nga Armend Muja

    Insajderi
    02 December 2022 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka marrë vendim që mbledhja të shtyhet pas seances së Kuvendit të Kosovës, ose në një ditë tjetër gjatë javës.

    Shtyrja e mbledhjes nuk është pritur mirë nga anëtarët e Komisionit për Buxhet.

    Iniciuesi i Projektligjit për tërheqjen, Bekim Haxhiu në një pronencim për Gazetën Insajderi e akuzoi kryetarin e Komisionit Armend Mujën se shtyrja u bë qëllimisht.

    Sipas Haxhiut, me këtë veprim Muja ëhstë duke e shkelur ligjin.

    Kjo shtyrjë po bëhet qëllimisht nga deputeti i LVV-së Armend Muja si kryetar i Komisionit, apo po e shkel Ligjin për Nisma Legjislative dhe Rregullorën e Kuvendit, më këto shtyrje të qëllimshme Muja po shkel mbi vullnetin 21.398 qytetarëve që me nënshkrimet e tyre kanë rikthyer Projektligjin për Trustin në Kuvend“, tha Haxhiu për Insajderin.

    Edhe anëtari tjetër Komisionit për Buxhet, Mërgim Lushtaku pohoi se mbledhja është shtyer. Ai tha për Insajderin se nuk janë lajmëruar për vazhdimin e mbledhjes.

    Ky është tentimi i dytë për lejimin e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti, e ku hera e parë kishte dështuar në Kuvend e që ishte nismë e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

    Për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti të shtunën në Prishtinë është mbajtur edhe protestë, ku u kërkua që qytetarëve t’u lejohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.

    Gjashtë muajt e parë të këtij viti nuk kanë qenë aq të mirë për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

    Meqë Banka Qendrore e Kosovës përmes një raporti mbi sistemin financiar të Kosovës të botuar më 31 gusht 2022 ka bërë të ditur se rënia e investimeve përgjatë periudhës janar-korrik 2022 ka arritur në 161.7 milionë euro.

    Aktualisht Trusti ka mbi 170 milionë humbje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark