Ndeshja e Kupës së Kosovës në mes të Phoenixit dhe Ballkanit është shtyrë. Ka qenë skuadra kampione në fuqi e Superligës që ka njoftuar se ndeshja 1/16 është shtyre për datën 24 nëntor.
Ky vendim ka ardhur për shkak të grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës të katër futbollistëve të Ballkanit për miqësoret e muajit nëntor.
“Ndeshja kundër FC Phoenix në kuadër të 1/16 të Kupës së Kosovës, e paraparë të zhvillohet më 17 nëntor, është shtyrë për 24 nëntor, pasi Përfaqësuesja e Kosovës i ka grumbulluar katër lojtarë të skuadrës sonë për miqësoret që do të zhvillohen në këtë muaj. Pra më 24 nëntor, me fillim nga ora 12:00, në stadiumin sintetik në Vitomiricë do të jemi mysafirë të ekipit Phoenix”, thuhet në njoftimin e klubit.