×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shtyhet seanca e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Insajderi
    18 October 2023 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Seanca e të mërkurës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është shtyrë brenda 30 minutave pasi filloi.

    Kjo seancë nga fillimi deri në përfundim ka qenë e mbyllur, ndërsa kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III deklaratën e vetme që e dha në fund të seancës, ishte se seanca e radhës është më 30 tetor.

    Edhe në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, thuhet se kjo seancë është shtyrë për 30 tetor.

    Ndryshe, dëshmitari i 29-të ka qenë i caktuar që të dëshmojë në ditën e sotme.

    Ky dëshmitar ishte ftuar që të dëshmojë në seancën e 11 tetorit, ku kishte deklaruar se nuk është i gatshëm që të dëshmonte, por është i gatshëm që të shkonte në burg./Betimi për Drejtësi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark