×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shtyhet seanca, Konjufca godet partinë e tij: Mazhoranca s’po mund t’i mbledh deputetët

    Insajderi
    19 April 2023 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është deklaruar në Kuvend për mungesën e deputetëve.

    Ai i nervozuar me mungesat e tyre dhe mungesën e kuorumit, ka kritikuar deputetët për papërgjegjësi.

    “Qysh po e shohë këtë papërgjegjësi të disa deputetëve, mendoj se kjo legjislaturë nuk meriton me vazhdu”, tha Konjufca, i cili edhe javën e kaluar pati probleme me kuorumin e deputetëve.

    Pas këtij momenti seanca e cila ishte paraparë të niste në ora 10:00, është shtyrë për në 12:30.

    Konjufca për këtë ka fajësuar deputetët e partisë së tij duke thënë se “mazhoranca s’po mund t’i mbledh deputetët”, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark