×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shtyllat në mes të trotuarit, asambleistja nxjerr pamje që e ekapozojnë keq pushtetin e VV-s në Gjilan

    Insajderi
    29 March 2024 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asambleistja e LDK-së Gresa Avdiu ka publikuar pamje nga fshati Përlepnicë, ku shihen shtylla elektrike të vendosura siç thotë ajo “shkel e shko”, shkruan Insajderi.

    “Siç duket, ky do të mbetet investimi i vetëm dhe më i madh i të parit të ekzekutivit në fshatin Përlepnicë” , shkruar ajo duke e kritikuar kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni.

    Avdiu ka bërë me dije se edhe më parë e ka kundërshtuar këtë projekt.

    E kam kundërshtuar ndërtimin e këtij trotuari në këtë kohë para dy vitesh në dëgjim buxhetor, e kam kundërshtuar në seancat e Kuvendit Komunal kur diskutohej për buxhetin, kam qenë kundër që të rregullohej trotuari para rregullimit të shtratit të lumit, por vazhduan vetë, pa pyetur askënd, dhe ky është rezultati. Përlepnica ka pasur kërkesa të tjera më urgjente sesa ky trotuar, që në vend se ta lehtësoj qarkullimin e qytetarëve, po del se do ta vështirësoj“, tha ajo.

    Le të marrin mësim nga ky dështim, se për projekte dhe punë në një fshat apo lagje duhet të bëhen konsultimet me Këshillin Lokal, e jo me përfaqësuesit e partisë në pushtet që nuk kanë guxim ta kundërshtojnë prijësin e tyre“.

    Nëse e shihni nga droni këtë projekt, nuk dihet se a është shtruar trotuar apo janë përforcuar shtyllat elektrike nga KEDS. Kushdo nga fshati që ka pranuar projektin si të tillë, ka bërë gabim të madh“, përfundon reagimi i saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark