×
Show / Fashion

Shtypja e gjakut e dhimbjet e kokës zvogëlohen nëse shmangni kripën

Insajderi
11 July 2019 - 20:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse vuani nga dhimbjet e kokës, atëherë është mirë ta ndryshoni mënyrën e të ushqyerit.

Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar se duke e zvogëluar sasinë e kripës që e konsumoni për 3 gramë, ju mund t’i reduktoni dhimbjet e kokës deri në 30%.

Pjesëmarrësit të cilët i kishin konsumuar rreth 9 gramë kripë çdo ditë, e kishin zvogëluar sasinë në 6 gramë dhe kishin raportuar për deri në 30% më pak dhimbje të kokës, transmeton rtk.

Kjo ishte konfirmuar edhe më shumë kur ata e kishin zvogëluar sasinë në 3 gramë.

Shkencëtarët besojnë se konsumimi i ulët i kripës dhe kaliumit e zvogëlon shtypjen e gjakut dhe, rrjedhimisht, dhimbjet e kokës sepse këto dyja janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Vlen të ceket se hipertensioni e rritë edhe rrezikun e sulmit në tru, në zemër, rrezikun e sëmundjeve të veshkave, etj., prandaj, duke e zvogëluar konsumimin e kripës, ju mund të parandaloni edhe shumë probleme tjera shëndetësore.

Ekspertët këshillojnë që t’i shmangni ushqimet me kripë, produktet e mishit dhe të mos i shtoni kripë ushqimeve që i përgatitni.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark