×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Shuhet klubi i njohur italian – fajtor edhe ish – trajneri i Skënderbeut

    Insajderi
    08 July 2022 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zhduket përfundimisht një nga klubet më të njohura të futbollit italian, Livorno që ishte dy herë nënkampion i Italisë në vitet e para të Serisë A. Klubi i njohur toskan, tashmë me vendim gjykate nuk ekziston më dhe bashkë me të zhduket edhe historia e AS Livorno Clacio, i cili në vitin 2006 mori pjesë edhe në Kupën UEFA.

    Klubi ra në dy vite radhazi nga kategoria dhe përfundoi te amatorët, pasi kishte falimentuar për shkak të borxheve të shumta dhe keqmenaxhimit që iu bë nga drejtuesit. Vendimi i djeshëm i gjykatës së Livornos, e zhduk atë përfundimisht dhe i hap rrugë vazhdimësisë së një klubi të ri të krijuar nga zero, Unione Sportiva Livorno 1915.

    Tashmë njolla e turpit për zhdukjen e historisë së një klubi që kishte luajtur për shumë vite në Serinë A dhe ka pasur në radhët e tij lojtarë shqiptarë si Bogdani e Vajushi, u mbetet drejtuesve të fundit të tij, mes të cilëve është edhe Andrea Agostineli. Ish-trajneri i Skënderbeut dhe Partizanit, i cili kishte rolin e drejtorit teknik në vitin e tmerrshëm kur skuadra historike italiane u zhduk nga harta e futbollit. Si për ironi të fatit, në vendimin e gjykatës saktësohet se klubi i vjetër i detyrohet atij para.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark