×
  • Sport
  • Sport

    Shuma marramendëse që Chelsea pagoi vetëm për agjentët në dy afatet e fundit kalimtare

    Insajderi
    12 April 2024 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas gazetari Martyn Ziegler të The Times, Chelsea pagoi një 87 milionë euro agjentëve gjatë dy afateve të fundit kalimtare.

    Në këto dy afate kalimtare – janari i 2024 dhe verën e 2023 – Blutë shpenzuan hiq më pak se 470 milion euro për lojtarë të rinj.

    Në vendin e dytë në listë është Manchester City që pagoi 70 milionë euro për agjentët gjatë të njëjtës periudhë, ndërsa klubi i tretë me shpenzimet më të larta mbetet shumë prapa; Manchester United që pagoi për agjentët 40 milionë euro.

    Zbulimi vjen mes spekulimeve mbi situatën financiare të Chelseat dhe aderimin e tyre ndaj PSR – rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë – në Ligën Premier.

    Ekipet në nivelin më të lartë të Anglisë mund të shënojnë humbje deri në 105 milionë funte (122 milion euro) dhe Chelsea, si rezultat, mund të detyrohet të shes lojtarët për të respektuar rregullat.

    Ata janë paralajmëruar se nëse nuk mund ta bëjnë këtë, do të përballen me një zbritje më të rëndë të pikëve sesa Everton dhe Nottingham Forest.

    Shpenzimet e pabesueshme të Chelseat nën Todd Boehly i kanë bërë ata të nënshkruajnë jo më pak se 34 lojtarë, megjithëse mbetet të shihet se sa prej tyre mbeten në “Stamford Bridge” këtë verë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark