Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua do të përballet me Otto Wallin në 12 raunde sonte në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite.
Nëse Anthony Joshua kalon Otto Wallin në këtë përballje dhe nëse Deontay Wilder fiton ndaj Joseph Parker në të njëjtën natë, kjo do të hapte mundësinë e një lufte midis këtyre dy ish-kampionëve të botës në mars të vitit të ardhshëm, kundër Tyson Fury ose Oleksandr Usyk.
Vlerësohet se Anthony Joshua mund të fitojë rreth 10 milionë dollarë për luftën kundër Wallin.
Megjithatë, paratë e vërteta do të vinin nëse do të caktohej meçi me Wilder, ku çmimi do të shkonte deri në 40 milionë dollarë plus.