×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Shumari n’mal me t’nxan me dru’ të dënon ma shumë”, fillojnë reagimet pasi Rozeta Hajdari u dënua me 200 euro

    Insajderi
    24 October 2023 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas një procesi të bujshëm, Gjykata Themelore vendosi që ta dënoi me 200 euro gjobë ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit për akuzën lidhur me aksidentin ku goditi një fëmijë.

    Lidhur me këtë vendim ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, sipas tij “shumari n’mal me t’nxan me dru’ të dënon ma shumë”.

    “Shumari n’mal me t’nxan me dru’ të dënon ma shumë! Ministrja e shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare, dënohet 200 euro. Kaq ka vlerë për ta një fëmi, 200 euro. E këta të flasin për kapje të shtetit e të gjykatësve. Këta të flasin për korrupsion. Vet janë të korruptuar edhe shpirtërisht! Plagosin fëmijë, e gjykatësit e kapur i dënojnë 200 euro! Dorëheqja e kësaj ministreje nuk mjafton! Jeni mbuluar kokë e këmbë në turp! Të paftyrë!”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.

    Para dy vitesh, kur dhe kishte ndodhur aksidenti, Hajdari doli me një sqarim ku ngjalli të qeshura në publik. Në sqarimin e saj Hajdari kishte shkruar se fëmija ishte përplasur për veturën e saj.

    …gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqsisht njëri nga ta u përplas anash në veturën time”, kishte shkruar ministrja.

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka bërë publik akvendimin.

    “Gjykata duke vendosur ne bazë të neneve 3,7,8,9,17 paragrafi 1 pika 1.2,1.5.31 dhe te nenit 35 të Ligjit për Kundërvajtje me nr.05/L-087, të pandehures R.H i shqipton dënim me gjobë në shumën prej dyqind euro (200) €, obligohet e pandehura që gjobën e shqiptuar të paguajë në afat prej 15 dite, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në vendim, shkruan Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark