×
  • Sport
  • Sport

    Shumë fansa ia kërkonin fanellën, por Muriqi zgjedh tifozin nga Kosova

    Insajderi
    25 February 2023 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti i Mallorcas, Vedat Muriqi pas ndeshjes me Espanyolin ka zgjedhur një tifoz nga Kosova për të ia dhuruar fanellën e tij.

    “Është nga vendi im”, dëgjohet të ketë thënë ai si arsyetim para tifozëve të tjerë që ia kërkonin fanellën lojtarit që po shkëlqen në La Liga.

    Muriqi realizoi golin e dhjetë këtë edicion. Megjithatë, Mallorca pësoi humbje 2:1 në xhiron e 23-të. Në një video që po qarkullon në Twitter dëgjohen kërkesat e tifozëve që ia kërkojnë fanellën Muriqit. Megjithatë ai zgjedh një dhe të tjerëve ua shpjegon se tifozin e ka bashkëvendas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark