×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shumica e fluturimeve nga aeroporti i Berlinit do të anulohen, kjo është arsyeja

    Insajderi
    24 January 2023 - 08:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për shkak të një greve të thirrur nga stafi tokësor i aeroportit gjerman Berlin-Brandenburg (BER), pothuajse të gjitha fluturimet e të mërkurës do të anulohen.

    “Në këtë situatë, ne duhet të supozojmë se në këtë ditë asnjë fluturim nuk mund të realizohet në aeroportin Berlin-Brandenburg (BER)”, tha operatori i aeroportit në një njoftim dhe këshilloi pasagjerët të kontaktojnë linjat e tyre ajrore për informacione të mëtejshme, shkruan Anadolu.

    Më herët gjatë ditës, sindikata ‘ver.di’ i bëri thirrje stafit të kompanisë së aeroportit, shërbimeve tokësore dhe sigurisë së aviacionit ajror që të ndalojnë punën të mërkurën për shkak të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme për pagat.

    “Greva do të vazhdojë gjatë gjithë ditës, do të fillojë me turnin e mëngjesit dhe do të përfundojë në orët e vona të mbrëmjes”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

    Sindikata ‘ver.di’, e cila përfaqëson rreth 6 mijë punonjës në aeroportin Berlin-Brandenburg, po kërkon 500 euro më shumë rritje të pagave mujore për të kompensuar rritjen e inflacionit, si dhe përmirësime të tjera në kushtet e punës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark