×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Shumicën e pikave do t’i zbatoj, s’nënshkruaj marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovës”, Vuçiq i bindur

    Insajderi
    19 March 2023 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Serbia është shtet ndërkombëtarisht i njohur, Kosova jo. Prandaj s’nënshkrova dje. Nuk dua të bëjë marrëveshje ndërkombëtarisht të ligjshme me Republikën e Kosovës”. Ishte ky arsyetimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth asaj se pse nuk nënshkroi dje marrëveshje në Ohër, ndonëse u pajtua me Aneksin e Zbatimit të saj, shkruan Insajderi.

    Por, tha ai, atë marrëveshje do ta zbatojë “deri në vijat e kuqe”, që sipas tij, në asnjë mënyrë “nuk do të ketë as njohje de facto e as de jure” dhe pjesët të cilët do të mund ta dërgonin Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

    “U thash, se do t’i zbatojë shumicën e gjërave, por nuk do të zbatojë gjë që ka të bëjë me OKB-në, ose me ato që kanë të bëjnë me njohje de facto ose de jure të Kosovës”, vazhdoi ai.

    Por, pranoi ai, “e ardhmja evropiane e Serbisë do të varet nga ajo se çfarë bëjmë me këtë çështje, që nuk besoj se do ta përfundoijmë në tri ose katër vite sa të jem unë president”./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark