×
  • Showbiz
  • Show

    ‘S’i del e keqja’, Luana thumbon sërish Oltën për këngën ‘Benzina’

    Insajderi
    20 November 2023 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Veprimi i Oltës në spektaklin e kaluar të ‘Dancing With The Stars’ ka nxitur një tjetër reagim nga ana e moderatores Luana Vjollca.

    Kujtojmë se aktorja vendosi nga telefoni i saj këngën ‘Benzina’ të Luanës, duke sugjeruar se duhet të vendosen më shumë këngë shqip për kërcimet, por vetë Top Channel i cili shpërndau në media këtë skenë të spektaklit e quajti thumb ndaj moderatores.

    Veprimi i Oltës shkaktoi të qeshura edhe nga publiku në sallë, por u desh ndërhyrja e Bora Zemanit për ta kaluar gjithë situatën.

    Si për t’i kthyer ‘thumbin’, dje Luana ka publikuar një nga momentet e finales në ‘Love Island Albania’, ku shkruan: “Kujt i mungova”, ndërsa në sfond ishte vendosur pikërisht kënga ‘Benzina’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark