×
  • Lajme
  • Lajme

    Si i deportoi BE-ja 42 mijë shqiptarë brenda një viti

    Insajderi
    27 July 2017 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkimi Europian ktheu mbrapsht 42 mijë e 600 emigrantë ilegalë nga Shqipëria gjatë vitit të kaluar. Lajmin e ka bërë publik Instituti Evropian i Statisitikave, i cili raportoi se shqiptarët kryesojnë listën e kthimeve nga vendet e BE me diferencë të madhe nga vendet e tjera.

    Sipas Eurostat, gjatë vitit 2016, vendet e Bashkimit Evropian urdhëruan kthimin e 226 mijë emigrantëve të paligjshëm në total. Ky është numri më i lartë që nga viti 2008, kur Eurostat nisi të publikojë statistikat për hyrje daljet e emigrantëve dhe çdo një në pesë të kthyer ishte shqiptar.

    Pas shqiptarëve, në vendin e dytë renditen emigrantët nga Ukraina me 22 mijë e 600 të kthyer. Iraku mban vendin e tretë me 17 mijë e 100 emigrantë të riatdhesuar, ndërsa në vendin e katërt renditet një tjetër shtet shqiptar, Kosova me mbi 13 mijë riatdhesime, shkruan TCh.

    Të dhënat zyrtare tregojnë se shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë me ritme të larta drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas Eurostat, vetëm në tre vitet e fundit 2014-2016, në vendet e BE-së kanë hyrë mbi 118 mijë emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria.

    Shumica dërrmuese e tyre, përkatësisht 101 mijë vetë janë kthyer mbrapsht me forcë, një proces i cili vazhdon edhe gjatë 2017-ës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark