Dy udhëheqës të lartë të bankës Raiffeisen në Zvicër kanë dhënë dorëheqje pas skandalit të madh në të cilën u përfshi idh-drejtori ekzekutiv Pierin Vincenz, i cili u arrestua dhe u vendos në paraburgim gjatë fillimit të këtij viti nën dyshimin për mashtrim dhe konflikt interesi.
Pasardhësi i Vincenz në pozitën e drejtorit ekzekutiv të Raiffeisen Bank, Patrik Gisel dha dorëheqje muajin e kaluar. Ndërkaq, vetëm një javë pas arrestimit të Pierin Vincenz, në muajin mars, dorëheqje kishte dhënë edhe kryetari i bankës Raiffesien në Zvicër, Johannes Rueegg-Stuerm.
Ata dhanë dorëheqje si pasojë e ndikimit të skandalit dhe vështirësisë për të mbrojtur reputacionin e bankës.
Patrik Gisel ishte zëvëndës i Pierin Vincenz në kohën kur dyshohet se ish-drejtori ekzekutiv i Raiffeisen Bank ka kryer veprat penale
Patrik Gisel ishte zëvendësdrejtor ekzekutiv në kohën kur Pierin Vincenz dyshohet t’i ketë kryer veprat penale.
Pierin Vincenz dyshohet për konflikt interesi dhe mashtrim në kohën drejtonte bankën e tretë më të madhe në Zvicër. Me të nisur hetimet ndaj tij, në muajin shkurt Vincenz dha dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv të bankës Raiffeisen në Zvicër.
Grupi Aduno – kompani e cila ofron shërbime financiare – ka bërë një denoncim ndaj Vincenz në fund të vitit 2017.
Akuza ndaj Vincenz është për shkelje të besimit në administrimin e grupit Aduno.
Raiffeisen Bank ka të vendosura zyrat qendrore në Vjenë të Austrisë, por ka një rrjet bankar të shtrirë në disa vende të Evropës Qëndrore dhe Lindore; përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë. Banka Raiffeisen në Kosovë është degë e Raiffeisen Bank International AG (RBI). Ajo erdhi në Kosovë në fund të vitit 2002./Insajderi.com