×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Si e kishte shpallur ish- presidentja Jahjaga Hero të Kombit me mbiemër gabim “Enver Zymerin”

    Insajderi
    27 July 2023 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish – presidentja, Atifete Jahjaga kishte shpallur Heroin e Kombit me mbiemër gabim. Bëhet fjalë për policin, Enver Zymeri i cili u shpall hero pas vrasjes së tij nga kriminelët serb në Veri të vendit në vitin 2011.

    Pothuajse në të gjitha rastet mbiemri i tij qenka shkruar gabim. Duke u nisur nga njoftimi zyrtar i shpalljes së tij si hero i Kosovës me mbiemrin “Zymberi” kur në realitet e kishte “Zymeri”.

    Emri i tij është shkruar i saktë në kampin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës në Belvedere i cili ka marrë emrin “Enver Zymeri”.

    Një gabim të tillë e ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ku në postimet e tij ka përdorur mbiemrin “Zymberi”.

    Hutinë rreth mbiemrit të policit e ka rritur edhe më shumë fakti që në varrin e tij është shkruar “Enver Zymberi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark