×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Insajderi

    Si e pasqyruan mediat italiane festivalin e Dua Lipës?

    Insajderi
    09 August 2022 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për katër ditë me radhë në Prishtinë u mbajt festivali i shumëpritur dhe i shumë komentuar, “Sunny Hill”. Në skenën e festivalit u ngjitën emra të mëdhenj të muzikës botërore e për pasojë ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja.

    Madje edhe mediat italiane i kanë bërë jehonë festivalit të organizuar nga këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa. Këtë vit në Kosovë ishte edhe artisti italian, Mahmood, i cili performoi disa nga këngët e tij hit.

    Mahmood i ftuar në “Sunny Hill” në Kosovë, si e

    Rikthimi i Mahmood bëhet në festivalin e Dua Lipës në Kosovë’- shkruan një nga mediat më të mëdha të vendit fqinj, “La Repubblica“. Më tej në artikull jepen detaje mbi festivalin.

    “Mahmood në koncert totalisht me të zeza, pantallona me bel të lartë dhe bluzë transparente”, shkruan “Fanpage.it”. Ndërsa në brendësi të artikullit shkruhet: “Dua Lipa hapi Festivalin Sunny Hill në Parkun Gërmia me performancën e saj. Kjo u pasua nga J Balvin, Diplo, AJ Tracey, Skepta, DJ Regard dhe Mahmood. Ylli i njohur nuk ka humbur asnjë moment nga spektakli i kolegut të saj italian dhe sapo ka mbaruar së kënduari ka shfrytëzuar rastin për t’i kërkuar një selfie”.

    Mahmood i ftuar në “Sunny Hill” në Kosovë, si e

    Nga ana tjetër “La Stampa” e nis artikullin e vet me titullin: “Mahmood në Kosovë: Nuk i harroj rrënjët e mia”.

    Ky artikull flet për performancën e fituesit të “Sanremo”-s, Dua Lipën dhe Festicalin.

    Mahmood i ftuar në “Sunny Hill” në Kosovë, si e

    “I ftuar në Prishtinë në Festivalin e organizuar nga Dua Lipa, me origjinë kosovare, Mahmood tha: “Ajo është një yll botëror, ju bën nder që kthehet në vendin nga vjen”-shkruhet mes të tjerash.

    Mahmood i ftuar në “Sunny Hill” në Kosovë, si e

    Një artikull më i detajuar ka ardhur nga “Vanity Fair Italia” që shkruan: “Mahmood në koncertin e Dua Lipës”.

    “Fakti që Mahmood është një nga artistët më ndërkombëtarë që kemi, nuk është asgjë e re. Duhet ta ketë vënë re edhe Dua Lipa, e cila i kërkoi këngëtarit të performojë në festivalin prestigjioz ‘Sunny Hill’ në Prishtinë të Kosovës, nën shoqërinë e yjeve si J Balvin, Diplo, DJ Regard dhe vetë Dua Lipa. Mahmood, i cili u detyrua të ndërpresë përkohësisht turneun e tij veror ‘Ghettolimpo’ për shkak të një inflamacioni të kordave vokale, nuk e përsëriti atë dy herë, duke pranuar të merrte pjesë në festivalin muzikor në Ballkan me patronazhin e Farnesina dhe të Ambasadës së Italia në Kosovë. Shfaqja u zhvillua në skenën e Parkut të Gërmisë të premten më 5 gusht, kur Mahmood, i veshur me një këmishë të zezë transparente nga miku i tij Riccardo Tisci, nuk kurseu asnjë moment, duke magjepsur publikun prishtinas me notat e tij të larta, me prezencë në skenë dhe mbi të gjitha me një sharm ‘savoir-faire’.

    Mahmood i ftuar në “Sunny Hill” në Kosovë, si e

    Përpara blicave të telefonave të drejtuar nga ai, Mahmood shkëlqeu duke përfshirë publikun në një performancë unike vizuale, e cilësuar nga vetë këngëtari në Instagram si “një ëndërr që u bë realitet”, si një pjesë tjetër e një mozaiku të Sanremos. “Menjëherë e pranova ftesën e Dukagjin Lipës dhe të Ambasadës Italiane në Prishtinë, sepse në këtë Festival, në shtetin më të ri në Evropë, shoh një pjesë të historisë sime: identitetin e vendosur mes kulturave të shumta, që është më shumë pasuri se dobësi; dëshira për të mos humbur kontaktin me origjinën; kujtimi i sakrificave të bëra nga ju dhe familja juaj; krenaria e së shkuarës dhe dëshira për të ecur përpara, duke mbetur i lidhur me familjen, miqtë, dashurinë”, deklaroi Mahmood përpara se të zbarkonte në Festivalin Sunny Hill, duke përsëritur rëndësinë e atij multikulturalizmi për të cilin padashur është bërë zëdhënës në 2019 përmes ‘Soldi’, kënga e renditur e dyta në ‘Eurovision’.

    Mahmood i ftuar në “Sunny Hill” në Kosovë, si e

    Për të pati duartrokitje, lëvdata, fjalë të mëdha nga  Dukagji Lipa i cili e përkufizoi pjesëmarrjen e tij si një mënyrë për të nënvizuar “cilësinë e lartë” të eventit dhe sigurisht një pozë së bashku me Dua Lipën që nxjerr në pah jo vetëm vlerësimin që i lidh, por edhe angazhimin kulturor dhe social të cilit të dy i janë përkushtuar prej disa kohësh. Ky është një tjetër moment historik i një artisti që duhet t’i përmbahemi dhe i cili, jemi të sigurt, sado larg që mund të shkojë, nuk do ta harrojë vendin në të cilin ka lindur dhe që tani nuk mund të jetë më krenar”, shkruan “Vanity Fair”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark