×
  • Sport
  • Sport

    “Si e shikoj veten pas pesë vitesh?”, Bellingham: Me pesë tituj të Champions

    Insajderi
    05 November 2023 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jude Bellingham duket se është i përzgjedhur nga fati për të bërë gjëra të mëdha. Mesfushori i transferuar te Real Madrid këtë verë po tregon të gjithë potencialin e tij, siç tregojnë edhe 13 golat në po kaq ndeshje.

    Pikërisht në lidhje me këtë pjesë të parë të sezonit anglezi ka dhënë një intervistë për L’Equipe.

    Futbollisti ka folur për transferimin në Madrid këtë verë, mes shumë përgjegjësive dhe ambicieve.

    “Në fillim isha pak nervoz. Kur vjen këtu, me të gjithë objektivat e mëdha që kanë arritur dhe fitoret është e vështirë të mos mendosh: ‘Uau, ky është maksimumi i futbollit’.

    “Më pas kupton se janë djem normalë, si të tjerët, që të ndihmojnë të ndihesh mirë. Janë shumë të përulur. Ka qenë një leksion i madh për ne”.

    Më pas, Bellingham ka folur edhe për atë që pret nga e ardhmja, që shpreson të jetë e mbushur me lavdi dhe trofe:

    “Si e shikoj veten pas pesë vitesh? Shpresoj të fitoj pesë Champions League, një Europian dhe ndoshta edhe një Botëror. Besoj se jam shumë optimist.

    “Nuk e kuptoj pse duhet të luash duke menduar se do të humbim. Duhet të luash në të gjitha kompeticionet çdo vit duke menduar se mund të arrish deri në fund dhe t’i fitosh”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark