×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    S’i ka as tri ditë nga Marrëveshja, Petkoviq shpërthen në gjuhë ndaj Kurtit

    Insajderi
    21 March 2023 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nuk kanë kaluar as plot tri ditë që nga pajtimi në Ohër rreth Aneksit të Zbatimit të Marrëveshje Bazë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku edhe kanë nisur fërkimet e para mosduruese ndaj palëve, shkruan Insajderi.

    Ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili “ngacmoi” presidentin serb, duke shtruar pyetjen se “a është ai Dr. Jo apo zoti Nyet” pasi njoftoi se Aleksandar Vuçiq ia refuzoi një “ofertë bujare” rreth “vetëmenaxhimit për komunitetin serb të Kosovës dhe një Asociacion të Komunave me shumicë Serbe” të cilën do ta hartonte dhe propozonte ai vetë.

    Ndërkaq ventrilokuisti i presidentit serb, Petar Petkoviq, shpërthye në gjuhë ndaj Kurtit duke dhënë vlerësime si “Nuk ka ilaç e as doktor për urrejtjen e Kurtit ndaj Vuçiqit”

    “Kurti nuk mund të arsyetojë mosformimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe do të duhet ta bëjë atë duke respektuar katër marrëveshjen e nënshkruara në Bruksel më 2013 dhe 2015. Beogradi është i përkushtuar ndaj marrëveshjes së Ohrit, duke respektuar vijat e saj të kuqe”, shkroi Petar Petkoviq.

    Ndërkaq, ishte edhe Sekretari në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Nemanja Staroviq, ai i cili e vlerësoi për “arrogancë” atë që ai e quajti “përpjekje për të tingëlluar i zgjuar”.

    “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të cilën #Kosova* e nënshkroi dhe e ratifikoi. Kurti, duke u ofruar ta cilësojë si një akt bujarie, po tall dialogun dhe po i ofendon serbët”, ka shkruar Staroviq.

    “Marrëveshjet e mëparshme përcaktojnë qartë se kush do të hartojë Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, definitivisht jo Kurti, por vetë serbët vendas”./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark