×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Si krahasohet Tesla me gjigandët e industrisë së makinave?

    Insajderi
    08 July 2017 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fillim të 2017-ës Tesla u bë prodhuesi i makinave me vlerën më të lartë duke lënë pas tre gjigandët Amerikanë, General Motors, Ford dhe Fiat Chrysler.

    Siç demonstron grafiku i paraqitur, vlera e tregut të Tesla nuk tregon kapacitetet dhe fuqinë e vërtetë të kompanisë më tepër sesa atë që ajo mund të bëhet në të ardhmen.

    Në gjysmën e parë të 2017-ës Tesla ka shitur vetëm 47,100 makina në mbarë botën. Ndërsa kjo vlerë është 60% më e lartë se një vit më parë, ende është shumë larg tre prodhuesve të mëdhenj.

    Aktualisht Tesla po përgatitet për të shtuar kapacitetet prodhuese dhe Model 3 është makina e parë për masat e cila pritet të ndryshojë historinë e industrisë së autobilave elektrikë.

    Sipas Elon Musk kompania e tij do të prodhojë deri në 20.000 makina në muaj pas Dhjetori dhe 500.000 në 2018-ën. /PCWorld Albanian

    Insajderi sjell hulumtimin për historinë e EL Chapo`s kosovar: I burgosuri që përfitoi 11 tenderë

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark