×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Si mbetën komunat në ‘terr informativ’? Nga Qeveria flasin për Insajderin – fajin ia hedhin kompanisë që ua mirëmban uebfaqet

    Insajderi
    16 August 2022 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Uebfaqet e komunave nëpër Kosovë të martën për disa ore dolën jashtë funksionit. Dikasteri qeveritar që merret me komunat e ka konfirmuar këtë për Insajderin. Nga MAPL-ja tregojnë se pse ka ndodhur kjo dhe fajin ia hedhin kompanisë që i është besuar kjo punë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ueb faqet e komunave të Kosovës ishin jashtë funksionit. Mëngjesin e sotëm, tentuam të qasemi në këto ueb faqe por pamë që e ajo çfarë na doli para ishte “HTTP Server Error 503”.

    Përgjegëse për këto faqe ka qenë Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal. Në përgjigjen e tyre dhënë gazetës Insajderi, ata thonë se ato ishin jashtë funksionit për shkaqe teknike.

    “Ueb faqet e komunave janë jashtë funksionit për shkaqe teknike. Shkaqet teknike kanë të bëjnë fillimisht me zhvillim të dobët të ueb faqeve, vjetërsinë e sistemit dhe teknikogjisë së përdorur si dhe mirëmbajtjes së dobët nga kompania përgjegjëse e kontraktuar për mirëmbajtje të sistemeve”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Por MPAL  nuk merr më përgjegjësi për mos funksionimin e tyre pasi që në përgjigje thonë se tani e tutje mirëmbajtja e sistemit bëhet nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI).

    “Sistemi i mirëmbajtjes tash do të behet nga ASHI dhe për info shtesë ju lutem të kontaktoni me ASHI-në”, thuhet në përgjigje.

    Gazeta Insajderi posedon foto-dëshmi se si qëndruan për disa orë jashtë funksuionit faqett e komunave si dhe faqja e MPAL-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark