Në zgjedhjet parlamentare që mbahen me 14 shkurt në Kosovë, garon edhe Veton Firzi, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Firzi i cili ishte sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me numrin 88 nga radhët e PDK-ës.
Për të votuar Veton Firzin në këto zgjedhje, duhet fillimisht të votohet numri 134, i cili është numri i Partisë Demokratike të Kosovës, e pastaj në anën e djathtë, ku janë numrat e kandidatëve nga 1 deri në 110, të rrumbullaksohet numri 88.