Insajderi
Lajme

Si ndeshje “Wrestling”, momenti i përleshjes së shqiptarëve në aeroportin italian

Insajderi
26 June 2022 - 23:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Si ndeshje “Wrestling”, momenti i përleshjes së shqiptarëve në aeroportin italian
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy grupe shqiptarësh që po qëndronin në radhë për të bërë check-in në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias janë përfshirë në një sherr masiv.

Së fundmi mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet e sherrit masiv në aeroportin e Umbrias.

Lexo Edhe:

Diabeti zhduket përgjithmonë! Bëni këtë një herë para gjumit!

Valon Syla i drejtohet deputetit të VV-së që iu vodhën paratë: 50 mijë eur…
Mediat italiane raportojnë se përleshja mes shqiptarëve ndodhi pasditen e së shtunës, teksa ata filluan të gjuanin me grushte e shqelma njëri-tjetrin.

Një nga dëshmitarët e shumtë në aeroport rrëfeu: “Një prej shqiptarëve përfundoi në tokë, ndërsa tjetri e kapi dhe vazhdoi ta godiste me grushte, ishte si një raund i MMA.”

Kanë qenë policët italianë që kanë ndërhyrë për ndarë shqiptarët. Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur dhe raportohet se janë dërguar në spital./abcnews.al/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark