×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Si ndodhi hakimi i bursës koreane të monedhës virtuale Bithumb

    Insajderi
    06 July 2017 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesa duket dhjetëra përdorues kanë pësuar dëme financiare si rezultat i rrjedhjes së informacionit personal nga Bithumb, bursës më të madhe të monedhave virtuale në Korenë e Jugut.

    Më 19 qershor, një 30 vjeçar humbi 8,700 dollar pesë minuta pas mori një thirrje telefonike. Z. Doo depozitoi 15 milion dollar në llogarinë e tij në Bithumb, një bursë online ku ai mund të blinte dhe shiste monedha virtuale si Bitcoin.

    Një person i cili paraqitej si ekzekutiv i Bithumb përmes një telefonate i tha z. Doo se “Kemi dyshim për një hakim, ju lutemi na jepni numrin e verifikimit në celularin tuaj dërguar nga Bithumb.”

    Duke qenë se numrat e verifikimit dërgohen vetëm nga bursa, z. Doo nuk dyshoi shumë dhe u dha numrin e verifikimit. Kur përfundoi telefonata dhe z. Doo u lidh me llogarinë e tij në Bithumb, vuri re se para pesë minutash ishin tërhequr 8,700 dollar.

    Mesa duket dhjetëra përdorues kanë pësuar dëme financiare si rezultat i rrjedhjes së informacionit personal nga Bithumb, bursës më të madhe të monedhave virtuale në Korenë e Jugut.

    Sipas një ankete mësohet se humbjet ka qenë në miliona dollar ku një prej anëtarëve thotë se ka humbur të paktën 1 milion dollar. Besohet se hakerat kanë hakuar informacionet e llogarive të përdoruesve të Bithumb dhe më pas kanë kryer telefonata si drejtues të bursës.

    E gjitha filloi kur u hakua kompjuteri i shtëpisë të një prej punonjësve të Bithumb dhe si rezultat erdhi rrjedhja e informacioneve të përdoruesve.

    Numrat e verifikimit vinin nga Google Authenticator, implementuar nga vetë hakerët si një formë autentimit për kryerjen e transaksioneve.

    Bithumb raportoi hakimin më 3 Korrik në Agjencinë e Internetit dhe Sigurisë së Koresë së Jugut. Viktimat thanë se Bithumb nuk kishte marrë masat e duhura duke rritur dëmin e shkaktuar.

    Edhe pse viktimat u lajmëruan rreth një hakimi të mundshëm, metoda e verifikimit ngeli e pandryshuar. Para vijonin të tërhiqeshin deri më 29 Qershor.

    Situata bëhet më alarmante kur flitet për kompensimin në rast se përdoruesit hakoheshin. Kontrata e Bithumb me kompaninë e sigurimit në të vërtetë kishte skaduar gjatë muajit Prill.

    Por problemet në Korenë e Jugut me monedhat virtuale janë më të mëdha sesa thjesht një hakim. Autoritetet vendase kishin kërkuar institucionalizimin e bursave të monedhave virtuale dhe krijimin e një Task Force.

    Koreja e Jugut ka plot 10 bursa të monedhave dixhitale. Edhe pse ka një numër të lartë transaksionesh, bursat në fjalë nuk cilësohen si kompani financiare por si një ofrues shërbimesh telekomunikacioni.

    Nëse diçka e tillë do ti kishte ndodhur një banke, autoritetet menjëherë do të kishin kërkuar një auditim. /PCWorld Albanian

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark