×
  • Lajme
  • Lajme

    Si ndodhi vrasja në Tiranë, viktima dhe i plagosuri në një lidhje dashurie

    Insajderi
    26 December 2018 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen që ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Laprakë.

    Report Tv mëson se mbi viktimën dhe të plagosurin kanë qëlluar dy persona.

    Ata ishin të maskuar jashtë makinës ku ndodheshin të rinjtë. Ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes.

    Mësohet se Griselda Gjinkola dhe Erion Denga kanë qenë të lidhur me njëri-tjetrin.

    Mbi ta kanë qëlluar dy persona. Gjithashtu mësohet se 17-vjeçarja dhe i riu, kanë pasur shenja në fytyrë dhe në trup.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark