×
  • Showbiz
  • Show

    Si përfundim a kishte Tea një pëlqim për Luizin?

    Insajderi
    16 February 2023 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tea Trifoni, banorja e cila la së fundmi nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’, e priste të gjithë vëmendjen e madhe që ka marrë formati në të cilin qëndroi për gati 1 muaj. Teksa ishte e ftuar një ditë më parë në ‘Big Brother Radio’, Tea bëri të ditur se edhe kur ishte brenda shtëpisë e kishte krijuar idenë se kush kishte më shumë popullaritet.

    ‘Ne na u tha që kishte shumë popullaritet, edhe për njerëzit që preferoheshin. E prisja, nuk është ndryshe nga ç’e mendoja unë. Reagimi nuk është ndryshe nga sa e mendoja.’

    E pyetur për marrëdhënien me Luizin brenda shtëpisë, ajo tha se kanë mundur që të gjejnë gjuhën e përbashkët mirëpo përjashtoi mundësinë e krijimit të një lidhje romantike.

    Unë me Luizin kuptohesha shumë mirë, arrita të gjej gjuhën e përbashkët me atë person. Unë atë e kuptoja dhe arrija që t’i shprehesha arij në atë mënyrë që ai e kuptone. Bënim shaka, është shumë tip humoristik dhe është shumë kollaj që të kalosh kohë me të ama po të ishte pëlqim nuk do të ishim aq rehat me njëri tjetrin sa kemi qenë ato ditët e para.’- tha Tea.

    Marrëdhënia Tea-Luiz brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ nisi mirëpo por përfundoi me debate. Ata u shkëputën pak nga pak, pas debatit të fortë ku Luizi i përmendi përmasat trupore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark