×
Insajderi

Si reaguan Kurti e Vuçiq në tavolinën ballë për ballë, publikohen pamjet

Insajderi
27 February 2023 - 19:02

Takimi trepalësh i Nivelit të Lartë në Bruksel ka nisur qysh në ora 17:15 ku ka pritshmëri nga palët që “zyrtarisht dhe publikisht” ta miratojnë propozim-planin për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, shkruan Insajderi.

Bashkimi Evropian tashmë ka publikuar edhe videon nga ky takim.

Gjatë videos së shkurtër 18-sekondëshe, është vërejtur se Kurti e Vuçiq nuk kanë krijuar kontakti shikimi me njëri-tjetrin. Ndonëse përballë njëri, ata kanë shikuar në pika jashtë kuadratit fizik të njëri-tjetrit.

Pas takimit trepalësh, i cili u parapri nga dy takime ndaras Kosovë-BE dhe Serbi-BE, pritet të ketë konferencë për media nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell.

Ende nuk ka informacione se si kanë vijuar negociatat, ndonëse kryenegociatori i palës serbe propagandoi se “po thyhen shtizat” rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pikë kjo e cila pala serbe e quan “parakusht” për pranimin e planit evropian.

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark