×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Si shpëtova në masakrën e 13 marsit në Tregun e Mitrovicës

    Insajderi
    13 March 2024 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rrëfim i Gazmend Sylës nga Zasella e Mitrovicës

    E Krijuesi, një dhe i vetëm, e beri sebep “I”-në, një tregtar mitrovicas, që unë të mos vdes më 13 mars 1999. Këtë ditë kam mundur ta lë këtë botë, siç e lanë dhunshëm, 7 veta, të cilët u vranë në atë që njihet si masakra e tmerrshme me granata në pazarin e këtij qyteti.

    Atë të shtunë, pa pritur e pa kujtuar, në tregun e Mitrovicës, te mbushur përplot me njerëz, ndodhi një shpërthim i hatashëm. Pos 7 vetave që vdiqën, në mesin e të cilëve edhe Elizabeta 5 vjeçe, u lënduan rëndë e lehtë më tepër se 100 persona tjerë.

    Në atë kohë të pakohë e të pashpresë, unë, herë pas herë, bëja punë mbijetese, si qindra shqiptarë tjerë, duke shitur pemë e perime në pazarin që ndodhet në qendër të qytetit. Duke qenë se isha i vogël si tregtar dhe pa një tezgë time personale, e lija mallin tim deri ka pasdita, me shpresë se tregu do të mbetej pa kësi malli, në mënyrë që unë ta shisja atë më kollaj, e ndoshta edhe me cmim më të volitshëm, më vonë, kudo që e ekspozoja.

    Sidoqoftë, në treg isha gjithë ditën, duke hulumtuar ecurinë e blerje-shitjeve. Edhe atë të shtunë të kobshme. Ishte diku rreth mesditës, kur unë hyra nga njëra derë e pazarit të pemëve, ajo që tash ndodhet përballë shkollës “Çajupi”, për të inspektuar sa po shitet malli i ngjashëm me atë që e kisha edhe unë. Pak metra pasi hyra më ndali “I”-ja. E kishim njëfarë miqësie interesante, që kishte lindur nga kohë më parë, për shkak të një raporti “shok e shoq” të vëllait tim më të madh, me të.

    “I”-ja dhe vëllezërit e tij kishin shumë nam në pazar dhe unë, në njëfarë mënyre i shihja si shembull për t’u ndjekur në këtë biznes, ku veten e konsideroja sall si një “filimen”. Ata i mbanin të paktën dy tezga të mëdha. Njëra kjo ku u ndala unë, dhe tjetra m’u në qendër, në një si udhëkryq të pazarit, ku lidheshin katër udhë.

    Nuk mbaj mend çfarë kemi biseduar me “I”-në, por e di që muhabeti zgjati disa minuta. Këta pak minuta dolën të jenë të mjaftueshëm që unë të mos mbërrija aty ku do të ndodhte shpërthimit, nja 30 – 40 metra më tutje, kah edhe isha nisur, sikur të mos më ndalte “I”-ja.  Megjithatë, disa hapa andej i kisha bërë, pasi u ndave me të.

    Por, fati i mirë në këtë tragjedi (të paktën për mua, e jo edhe për viktimat) që fakti se pazari ishte plot njerëz, dhe ecja bëhej obligativisht e ngadaltë, si me hapa breshke. Teksa unë po bëja këta hapa, u dëgjua shpërthimi i madh. Mbaj mend një kaos total, me copa gjithçka je që fluturonin mbi ne, tym të madh, britma të frikshme dhe njerëz që bënin turr të iknin kah munden, siç bëra edhe vetë, duke marrë kahun tjetër të rrugës.

    “Ikni se masakër”, e kam të regjistruar në kujtesë, ku do ta mbaj gjithë jetën, një thirrje të zëshme të dikujt që nuk mund ta identifikoja kush ishte.

    Në dalje të pazarit u ndalëm me një grup djemsh të rinj. Mora vesh se dy vëllezër të “I”-së, që po punonin te ajo tezga në qendër të tregut, ishin lënduar rëndë. E pashë të vinte drejt nesh Azemi, një shok e koleg yni, djalë shumë i ri, mbase pa i mbushur 15 vjet. Vetëm lëkura po ia mbante dorën e tij të djathtë pa iu këputur mbi bërryl. Pjesën e poshtmë po e mbante me dorën tjetër. Gjaku i rridhte si ujë. Ishte pamje e tmerrshme. U afruam ta ndihmonim, por nuk dinim cfarë të bënim, për shkak të traumavë që pësuam. Për fat të mirë, atë e morën disa veta dhe e quan dikah! Nuk di nëse Azemi pati shkuar të mjeku menjëherë, apo te shtëpia e tij, meqë jetonte afër tregut…

    Pas luftës Azemin e kam takuar shumë herë, e kohëve të fundit më rrallë. Sidoqoftë, konsideroj se e mbajmë njëfarë raporti si “shokë luftë të pazarit” si me të, ashtu edhe me disa dosta tjerë, që ende sillen nëpër treg…

    Azemin e pashë sot në një foto me kryeministrin Kurti, që kishte vizituar atë dhe të mbijetuarit tjerë. Ai ishte treguar i madh, humbjen e bërrylit e kishtë quajtur “plagë lirie”. U ligështova nga forca e tij dhe qava me lot, teksa m’u kujtua fotografia e asaj që kisha parë e përjetuar atë mesdite 13 marsi 1999.

    Pothuajse shumicën e herave që shkoj në Mitrovicë, e vizitoj tregun. Një pjesë imja ka mbetur atje, edhe sot e kësaj dite. Përmallohem për ditët e vitet e kaluara atje, ani se të hidhura, pothuajse të gjitha, për shkak të robërisë së viteve ‘90. Aty, e ndjej më fort shijen e lirisë! Dhe i falenderoj të gjithë që sakrifikuan për të, si puna e Azemit dhe vëllezërev të “I”-së! Nuk e harroj as këtë të fundit, si sebepxhi, dhe Krijuesin një e të vetëm, që jam gjallë, nga 13 marsi 1999 e deri në ditën kur të jetë e shkruar ta lë këtë botë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark