×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Si sot 8 vite më parë, Brazili përjetoi “tërmet” 7 ballë

    Insajderi
    08 July 2022 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shënonte data 8 korrik 2014 dhe bota e futbollit po përgatitej për një ndeshje të jashtëzakonshme në orën 22:00.

    Në stadiumin Mineriao të Brazilit, do të luhej gjysmëfinalja e vlefshme për Kupën e Botës 2014 mes Brazilit dhe Gjermanisë.

    Brazili ishte i zoti i shtëpisë pasi ky kompeticion luhej pikërisht në atë shtet dhe sigurisht, shihej si pretendente për ta fituar këtë trofe të jashtëzakonshëm.

    Ndeshja filloi dhe në minutën e 11-të, Muller shkakton tronditjen e parë duke shënuar golin e avantazhit. Por, tre golatë tjerë erdhën njëri pas tjetrës, ku në minutën e 23-të Klose, 24-të Kroos dhe përsëri Kroos në të 26-tën.

    https://www.youtube.com/watch?v=m3HZKHTLHDU&feature=emb_title

    Stadiumin e përqafoi qetësia, dëgjoheshin vetëm tifozët gjermanë. Mbështetësit vendas ishin me sytë e mbushur me lot dhe lojtarët në fushën e lojës të humbur.

    Një goditje tjetër nga Khedira në minutën e 29-të vulos pjesën e parë. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e Brazilit, 5-0 pjesa e parë në favor të Gjermanisë.

    Pjesa e dytë nuk pati aspak surpriza. Schurrle realizon një dopietë në minutën e 69-të dhe 79-të. Ankth, Inat, dëshpërim, lodhje psikologjike… në personat që kishin të veshur fanellën e verdhë, mbizotëronin të gjitha ato të përmendura më parë, transmeton abcnews.al.

    Oscar shënon golin e vetëm dhe të nderit në minutën e 90-të, për t’i vendosur flakën asaj ndeshje që duhej harruar njëherë e mirë nga mendja e popullit brazilian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark