×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Si ta zgjedhim një çantë të mirë shkollore

    Insajderi
    23 August 2018 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditët e sotme, fëmijët tanë, në të shumtën e kohës rrinë të mbërthyer para pajisjeve teknologjike dhe nuk janë të dhënë mjaftueshëm pas aktiviteteve sportive.

    Prindërit duhet të kujdesen që për fëmijët e tyre të blejnë çantë që mund të përdoret gjatë tërë vitit dhe të njëjtën kohë e mbronë trupin e fëmijëve nga dëmtimet e shëndetit. Ndaj, është tepër e rëndësishme për zgjedhja e duhur e çantës shkollore.

    Një çantë e mirë shkollore duhet t’i përmbajë veçoritë e mëposhtme:

    Veçoritë ergonomike:

    Sistemi ergoactive në foton e mësipërme i zhvilluar dhe patentuar nga prodhuesi gjerman HERLITZ ofron mundësi të pakufishme të përshtatjes së pjesës së prapme të çantës me gjatësinë e fëmijës; përshtatjen e rripave të epërm e të poshtëm dhe atyre të krahut.

    Çanta e duhur e zvogëlon mundësinë e shfaqjes së deformimeve të boshtit kurrizor si skolioza dhe deformime tjera.

    Një çantë “me shpinë të fortë”, siq edhe kërkohet shpesh nga blerësit në mungesë të njohurive të mjaftueshme, nuk mjafton edhe pse mund ta ketë koston e ulët.

    Çanta duhet të jetë e dizajnuar dhe e punuar nga materiale dhe elemente, në atë formë që pesha e saj të shpërndahet drejtë, që nga krahu deri te pjesa   poshtme e shpinës së fëmijës, të ketë ajrosje dhe fëmija të mos djersitet.

    https://www.facebook.com/albus.stationery/videos/342495483159269/

    https://www.facebook.com/albus.stationery/videos/1961669000543051/

     

    Veçoritë e sigurisë

    Në shtetet e BE-së prodhuesit e çantave shkollore duhet të plotësojnë standarde specifike për ta rritur sigurinë e fëmijëve. Një çantë duhet të përmbajë sipërfaqe të mjaftueshme të përbërë nga materiale që bien në sy nga pjesëmarrësit tjerë të komunikacionit.

    Prodhuesit seriozë si HERLITZ dhe TARGET kujdesen që këto materiale të jenë madje të top prodhuesve  më të mira si 3M dhe Orafol.

    Materialet fluoroscente jane të lyera me pigmente neon që çantën e bëjnë më të dukshme në agim, muzg apo gjatë ditës.

    Materialet reflektive janë të punuara nga mijëra copëza të topthave të xhamit që refletojnë dritën goditëse. Te çantat HERLITZ dhe TARGET materialet reflektive gjinden në anën e përparme dhe të dy anët por edhe në rripat e krahut. Intensiteti i reflektimit është konform standardit gjerman të çantave shkollore (DIN 58124)

     

    Veçoritë e kualitetit dhe përbërësit

    Materialet që janë përdorur për punimin e çantës apo përbërësit është veqori tjetër shumë e rëndësishme. Fatkeqësisht në Kosovë mund të importohen pa problem produkte të cilave nuk i dihet përmbajtja dhe origjina. Pjesët plastike, materialet e tekstilit dhe ngjyrat të cilat përdoren mund të jenë burim i alergjive dhe sëmundjeve tjera deri te ato kancerogjene. Në këto kushte zgjidhje për blerësit mund të jetë orientimi në brande evropiane të cilat obligohen nga institucionet e shteteve të tyre që t’i përmbahen në mënyrë strikte standardeve të sigurisë dhe kualitetit. Brandet HERLITZ (Gjermani) dhe TARGET (Slloveni) të gjitha produktet i kanë në pajtim me standardin BSCI (Business Social Compliance Initiative), DIN EN ISO 105-E04 (Textiles – Tests for colour fastness), DIN EN ISO 14184 (Textiles – Determination of formaldehyde), DIN EN 14362 (Textiles – Methods for determination of certain aromatic amines derived from azo colorants), DIN EN 1122 (Plastics – Determination of cadmium – Wet decomposition method).

     

    Informata tjera

     

    Blerësi duhet ta ketë parasysh edhe funksionalitetin e çantës që mund të përcaktohet me numrin dhe llojet e ndarjeve, llojin e sistemit të mbylljes, dizajnit që i përshtatet moshës dhe sidomos peshës së çantës. Një çantë kualitative e zbraztë nuk duhet të peshoj mbi 1 kg. Pesha e përgjithshme e çantës bashkë ma materialet brenda (librat, fletoret dhe aksesorët) nuk duhet të tejkaloj 10 – 15 % të peshës trupore të nxënësit ndaj prindërit duhet t’i edukojnë fëmijët që në çantë duhet t’i mbajnë vetëm gjërat e domosdoshme.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark