×
Show / Fashion

Si të bëheni një e dashur e përkryer për partnerin

Insajderi
13 February 2019 - 23:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E keni gjetur të dashurin e përkryer? Nëse jeni duke e kërkuar një mënyrë për ta bërë të lumtur dhe ta mbani për vete, ne ua zbulojmë dhjetë hapa të thjeshtë, në mënyrë që të bëheni e dashura e tij e përkryer.

Bëjeni njeri më të mirë

E dashura e mirë nuk e mëson mashkullin të jetë romantik dhe kavalier. Ajo e njeh nga thembra në kokë, di si mendon dhe çfarë problemesh ka si dhe i ndihmon që t’i korrigjojë mangësitë e tij. A e motivoni të dashurin tuaj që t’i realizojë ëndrrat e tij?A bisedoni lidhur me të ardhmen e tij dhe potencialet që ka? Ndërsa nga karakteristikat më të mira të një të dashure të mirë është mundësia e saj që të drejtojë dhe formojë të dashurin e tij në mënyrë që ai të bëhet më i mirë seç ka qenë më parë.

Le të ndihet i veçantë

Secili mashkull ka dëshirë që e dashura e tij ta ledhatojë. Sidomos në prani të të tjerëve. Por, natyrisht që ai kurrë nuk do ta pranojë një gjë të tillë. Në fakt, mund të duket që i pengon vëmendja juaj në praninë e të tjerëve, por thellë në vete, besoni, ai e pëlqen një gjë të tillë.

Merreni iniciativën në shtrat

“Edhe pse të gjithë mendojnë që seksi është diçka që në dhomën e fjetjes zhvillohet me iniciativën e mashkullit, ne e dimë se femrat kënaqen gjatë seksit njëjtë sikur edhe gjinia më e fortë. Për këtë arsye, kohë pas kohe është mirë që ta merrni iniciativën. Secila e dashur e mirë di të jetë e turpshme, por kohë pas kohe është në gjendje të tregojë disa aftësi seksuale, të cilat gjithmonë e befasojnë këndshëm partnerin e saj.

Impresionojeni familjen dhe miqtë e tij

Nëse dëshironi të jeni një e dashur e mirë, kjo është mënyra e shkëlqyeshme me të cilën duhet të filloni. Ndoshta i dashuri juaj është i kënaqur me ju, por ai pas vetes e ka një numër të madh njerëzish, të cilët duhet gjithashtu t’i impresiononi.

Secilën herë kur jeni në shoqëri të miqve dhe familjes së tij përpiquni të merrni pjesë në bisedë dhe të jeni e gëzueshme.

Takohuni, por mos e teproni

Secili mashkull e do një të dashur, e cila është e pavarur ose megjithatë e varur. Disa vajza janë të ngathëta dhe kërkojnë nga i dashuri që t’u ndihmojë për të gjitha gjërat. Në anën tjetër, ka edhe prej atyre që janë tepër të pavarura.

Meshkujt preferojnë ato të cilat janë në mes. Secili mashkull pëlqen të jetë i pranishëm për të dashurën, kur ajo ka nevojë për ndihmë. Këtu mund të vijnë në shprehje edhe disa gjëra ose instinkti i tij mbrojtës ose dëshira që të ju impresionojë ose plotësojë dëshirat.

 

Meritojeni respektimin e tij

Femrat duan që meshkujt të sillen ndaj tyre me respekt dhe këtë e dinë meshkujt. Por, një e dashur e mirë nuk kërkon respektim, ajo e meriton atë.

Nëse besoni në vete dhe në aftësitë tuaja dhe e keni një personalitet të fortë, i dashuri juaj do të ju respektojë për faktin se çfarë personi jeni.

Vishuni mirë

Për mashkullin nuk ekziston një – gjë më seksi sesa një e dashur, e cila e ndriçon hapësirën në të cilën paraqitet me dukjen e saj. Bëhuni ajo e dashur. Kur e tërë dhoma të ndalet dhe të ju shikojë, do ta ndieni se si zemra e të dashurit tuaj rrah me krenari dhe lumturi. Për këtë arsye, secilën herë kur të dilni me të vishuni mirë.

Jini inteligjente dhe mendjemprehtë

E dashura e mirë është e vetëdijshme për botën rreth saj. Nuk keni nevojë të jeni shkencëtare, por mund të jeni inteligjente kur të bisedoni me të. Nëse ia dilni, nuk ka shans që do t’ia lejojë vetes ta humbë dikë sikur ju. Nuk themi se duhet të jeni një enciklopedi në dy këmbë, person inteligjent është ai i cili di disa gjëra, por që i di shumë mirë.

Kujdesuni për vete dhe për të dashurin tuaj

A kujdeseni për veten? Mbusheni jetën tuaj me lumturi dhe pozitivizëm. Ushtroni, dukuni bukur dhe ndihuni mirë. Nëse të dy jeni të kënaqur me veten dhe me jetën tuaj, do të përhapni pozitivizëm, i cili do të ju sjellë shumë të mira në jetë.

Jini mashkull kur kjo të jetë e nevojshme

Mashkulli do që e dashura e tij të jetë e këndshme dhe e kujdesshme, por kohë pas kohe, veçanërisht kur në televizor ka ndonjë lojë futbolli, nuk do ta pengonte që të uleni me të dhe shoqërinë e tij dhe të anoni për ekipin e tij të preferuar.

Për këtë arsye lirisht mund t’i bashkëngjiteni kohë pas kohe klubit të meshkujve dhe të argëtoheni mirë. /Telegrafi/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark