×
  • LifeStyle
  • Biznes
  • LifeStyle

    Si t’i fshehim bisedat në WhatsApp?

    Insajderi
    30 November 2023 - 23:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Majin e kaluar, WhatsApp, prezantoi Chat Lock, një mënyrë për t’i mbajtur bisedat private në aplikacion, me një skanim të fytyrës, gjurmë gishtash ose fjalëkalim.

    Raportohet se kompania zbuloi edhe një veçori të re të “kodit sekret”.

    Nëse dëshironi, mund t’i fshihni bisedat nga lista juaj, duke i bërë ato të disponueshme vetëm nëse shkruani fjalëkalimin.

    Kjo nënkupton që edhe nëse dikush e merr në dorë telefonin tuaj, nuk do t’i shohë bisedat tuaja.

    Gjithashtu mund të përdorni fjalëkalim të ndryshëm nga ai i telefonit tuaj.

    Siç bëhet e ditur, për krijimin e fjalëkalimit mund të përdoren shkronja, numra, karaktere speciale dhe emoji.

    WhatsApp thotë se funksioni i ri i kodit sekret fillon të dalë sot, dhe do të jetë i disponueshëm globalisht në muajt e ardhshëm.

    Ndryshe, WhatsApp në gusht, fitoi mundësinë për videothirrje me deri në tetë persona.

    Kompania njoftoi se mund të keni dy llogari WhatsApp në një telefon (për aq kohë sa keni dy karta SIM) , dhe zyrtarizoi opsionin e madh të bisedës në grup me 128 persona vetëm disa javë më parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    28 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark