×
Show / Fashion

Si t’i hiqni rrudhat nga atletet tuaja

Insajderi
06 May 2019 - 10:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Atletet e rrudhura, shpesh herë mund të ju shkaktojnë siklet, për shkak se duken të vjetra, por Shantel de Bonsu, e njohur nga kanali i saj në YouTube, e ka gjetur mënyrën se si t’i hiqni ato dhe madje është shumë e lehtë.

Për t’i bërë atletet tuaja të duken të reja, e keni shumë të lehtë, vetëm ndiqni këto katër udhëzime dhe do ta shihni rezultatin mahnitës, e mbi të gjitha, me shpenzime zero.

Hapi i parë: Mbushni atletet tuaja me çorape/rroba të vjetra ose me letra të forta, deri në atë pikë sa nuk nxë më të tjera, dhe kur t’i shtypësh nga lartë, lëkura e atletes nuk lëvizë.

Hapi i dytë: Lajeni një peshqir me ujë shumë të nxehtë e pastaj shtrydheni ujin, në mënyrë që të mos jetë shumë e lagur.

Hapi i tretë: Vendoseni peshqirin tuaj mbi pjesën e rrudhur të atleteve

Hapi i katërt: Hekurosni peshqirin mbi atlete dhe sigurohuni që shpesh herë ta largoni hekurin nga atletet, për shkak të rrezikut të djegies së tyre. E kjo varet se sa të rrudhura janë atletet tuaja. Nëse ato janë shumë të mëdha, mbajeni hekurin më gjatë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark