Përdorimi i madh i rrjeteve sociale siç janë Facebook, Twitter e Instagram, ka shtyrë shumë njerëz që t’i përdorin ato për mashtrime.
Shkaku i këtyre mashtrimeve, përdoruesit shpesh janë këshilluar që të sigurojnë llogaritë e tyre nëpër këto rrjete sociale.
Më poshtë janë disa këshilla që të jeni të sigurt në rrjete sociale:
Përdorni fjalëkalim të fortë; sa më i gjatë që të jetë, aq më i sigurt,
Përdorni fjalëkalime të ndryshme për secilin rrjet social,
Përgjigjuni në pyetjet e sigurisë,
Kujdes me pranimin e ftesave për miqësi, nëse nuk e njihni personin, mos pranoni ftesën, mund të jetë profil i rrejshëm.
Klikoni linqet me vëmendje, rrjetet sociale vazhdimisht hakohen,
Kujdes të shtuar për gjërat që shpërndani, mos tregoni informata të ndjeshme rreth jetës personale,
Mos harroni të ç’kyçeni kur të mbaroni.