×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Tigri” i Arkanit DJ i famshëm në Serbi, argëtoi edhe shqiptarët në festivalin “Exit”

    Insajderi
    04 January 2023 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Revista “Rolling Stone”, së bashku me disa gazetarë investigativë kanë publikuar një hetim të detajuar mbi një nga krimet e shumta të luftës të kryera tridhjetë vjet më parë nga tigrat e Arkanit.

    Sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, në tekstin e tre gazetarëve investigativë janë publikuar dokumente që thuhet se nuk janë publikuar më parë, që vërtetojnë se një nga tigrat e Arkanit ka qenë aktiv si DJ – shumë vite pas krimeve të tyre.

    Madje, Sërgjan Goluboviq ka qenë duke “rrotulluar disqe” në festivale dhe klube evropiane për dekadat e fundit, shkruan revista Rolling Stone.

    Ai madje ka argëtuar edhe shqiptarët në festivalin “Exit”. Ky i fundit është i njohur për shqiptarët e Kosovës. Është vizituar shpeshherë nga qindra shqiptarë, të cilët duket se nuk e kanë ditur se po argëtohen nga muzika që lëshohej aty nga “Tigri” i Arkanit

    “Xhenita Mulabdiq ra në tokë, u dëgjua zhurma e armëve. Një grua shtatzënë 20-vjeçare boshnjake dhe burri i saj Muhamed ishin fshehur nga dera e mbyllur e bodrumit me fëmijën. Komandot e Beogradit u hodhën mbi gardh dhe hynë në shtëpinë e tyre në Bijeljina (të Bosnjës dhe Hercegovinës)”, shkruan revista.

    Ata i referohen 2 prillit të vitit 1992, fillimi i luftës në Bosnje, kur Arkani hyri në Bijeljina me forcat e tij paraushtarake.

    Image

    “Në fillim të viteve 1990, Jugosllavia u shpërbë. Presidenti ultra-nacionalist i Serbisë, Slobodan Millosheviq, kapitalizoi mitet e ‘Serbisë së Madhe’ dhe keqtrajtimit të serbëve. Republikat jugosllave shpallën pavarësinë e tyre njëra pas tjetrës, duke përfshirë Bosnje Hercegovinën. Propaganda e Millosheviqit i nxiti serbët të luftojnë dhe pjesëtarët e Arkanit e bartën atë mesazh në luftë”, shkruan kjo revistë, përcjell telegrafi.

    Dhe fotografi amerikan Ron Haviv regjistroi depërtimin e njësive të Arkanit në Bijeljina dhe masakrën që ata bënë me atë rast.

    Haviv më parë u takua me Tigrat në Kroaci, ku i fotografoi në Vukovarin e shkatërruar.

    Një fotografi e pëlqyer veçanërisht e Arkanit ishte ajo ku ai pozon para burrave të tij me uniformë me një këlysh tigri në njërën dorë dhe një armë në tjetrën.

    Kështu, më 2 prill të vitit 1992, Haviv u lejua të filmonte Tigrat në Bijeljina, përcjell Telegrafi.

    Fotografi Haviv, fitues i disa çmimeve, bëri disa nga fotografitë e para që tregojnë krimet e dukshme të luftës në luftën e Bosnjës.

    Mes tyre është një foto e njerëzve të Arkanit duke shkelmuar një trup të shtrirë në tokë.

    Haviv shpresonte që këto foto të alarmonin publikun botëror dhe të sillnin para drejtësisë autorët.

    Image

    Por edhe sot, 30 vjet pas masakrës në Bijeljina, shumë nga tigrat e Arkanit ende ecin lirshëm nëpër botë.

    Njëri prej tyre në fakt bën një jetë publike dhe mund ta takoni në klube evropiane, shkruan revista.

    Sasha, një ish-entuziast i muzikës tekno, tani në të dyzetat, i cili shpesh merrte pjesë në demonstratat e Beogradit në vitet nëntëdhjetë, dhe fansat e tjerë të elektronikës nuk dinin në atë kohë se një nga DJ-të e rinj premtues në skenë, Srëan Golubovië, kishte veshur më parë uniformën e Tigrave të Arkanit.

    “Mediat vendase dhe publiku do ta akuzojnë atë se është i riu me uniformë që u fotografua nga Haviv në vitin 1992, duke shkelmuar trupin e përgjakur të Tife Shabanoviqit”.

    Sipas disa burimeve, anëtarët e Tigrave të Arkanit e quanin atë Max. Në festat e Beogradit e quanin “Kapiteni Maks”.

    “Në ngjarje dhe koncerte ishte DJ Max, me të cilin performon edhe sot, ndonëse performancat e tij nuk janë më aq të shpeshta”, shkruan revista Rolling Stone.

    Goluboviq ishte, siç e quajnë disa, një “luftëtar i fundjavës”.

    Ka një histori, thotë një i njohur, se Goluboviq është transferuar një herë me helikopter nga lufta në një klub të Beogradit dhe se ai është kthyer në Bosnje pas ngjarjes.

    Image

    Goluboviq ishte një bashkëpronar i “Ultra Groove Records”. Ai performoi në klube në Beograd dhe në vende në të gjithë Serbinë, duke përfshirë edhe festivalin EXIT.

    Megjithatë, ai ka refuzuar disa kërkesa për intervista për t’iu përgjigjur pretendimeve se ai mori pjesë në vrasjet masive në Bijeljina.

    “Nuk jam dakord që emri apo fotografia ime të përmendet në shkrimin tuaj”, është përgjigjur Goluboviq përmes Viber.

    Pavarësisht të gjithave, vë në pah revista në fjalë, Srëan Golubovië shëtit lirshëm nëpër Beograd.

    Ai vazhdon të performojë.

    Por e intervistuara e revistës, Xhenita Mulabdiq konstaton se Goluboviq do ta marrë atë që meriton.

    “Unë nuk mendoj se ai fle i qetë. Por nuk është i vetmi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark