×
  • Showbiz
  • Show

    Si u bë Trump pjesë e filmit “Home Alone 2”

    Insajderi
    25 December 2023 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka përdorur një nga teknikat e tij të preferuara të negocimit, “Quid pro Quo” për t’u shfaqur në filmin e njohur “Home Alone 2”, raporton The Messenger.

    Në festimin e 30 vjetorit të lansimit të filmit, regjisori Chris Colombus, ka treguar disa nga prapaskenat që kanë ndodhur gjatë xhirimit të filmit, ku përmendi edhe presidentin e 45-të të Amerikës, biznesmenin Donald Trump.

    Në film bëhet fjalë për djalin e vogël të quajtur Cevin McCallister që mbetet vetëm në qytetin e New Yorkut pas një ngatërrese me familjen që ndodh në aeroport. Djaloshi vendosë të eksplorojë qytetin përderisa është aty dhe shkon të qëndroi në hotelin “The Plaza” duke përdorur kredit-kartelën e babait të tij.

    “Në shumicën e vendeve në qytetin e New Yorkut, ju thjesht paguani një tarifë, dhe ju lejohet të xhironi në atë vend. Ne shkuam në Hotel Plaza, të cilin Trump e zotëronte në atë kohë, sepse ne donim të xhironim në holl. Ne nuk mund të rindërtonim Plazan në një sheshxhirim”, ka thënë Columbus për Business Insider.

    Ish-presidenti përdori artin e marrëveshjes për të nxjerrë diçka për vete nga ajo.

    “Trump tha ‘OK’. Ne paguam tarifën, por ai gjithashtu tha: ‘E vetmja mënyrë që ju mund të përdorni Plazan është nëse edhe unë jam në film’. Kështu që ramë dakord ta fusnim në film”, ka shpjeguar regjisori.

    Trump shfaqet shkurtimisht aty ku shihet duke i dhënë këshilla drejtimi Kevinit në hollin e hotelit.

    Columbus ndërsa redaktonte filmin, po mendonte ta hiqte skenën ku shfaqet Trumpi, por, në atë që ndoshta ishte një shenjë e hershme e popullaritetit befasues të Trumpit, audiencës i pëlqeu ajo skenë.

    “Kur e kontrolluam për herë të parë, ndodhi gjëja më e çuditshme: Njerëzit brohoritën kur Trump u shfaq në ekran. Kështu që i thashë redaktorit tim: ‘Lëre në film. Është një moment për audiencën’. Por ai vet e futi veten në film”, ka thënë Columbus.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark