×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Si u kontrabandua një projektligj me vota të dyshimta në Kuvend?

    Insajderi
    03 April 2024 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tempulli i Demokracisë është referimi që përdoret për Kuvendin e Kosovës dhe supozohet që gjithçka aty të jetë krejt demokratike.

    Por, në fakt dyshime shumë të forta janë ngritur për një situatë që ndodhi javë më parë në parlament.

    Një situatë e pazakontë u krijua kur në rend dite ishte votimi i Projektligjit për Tekstet Shkollore, e ku në pamjet që tregojnë momentin e votimit qartazi shihet se në votim nuk morën pjesë 61 deputetë.

    Se diçka nuk ishte në rregull duket se e vërejti në momentin e votimit edhe vet kryetari Glauk Konjufca. Ai fillimisht hodhi dyshime nëse kishte vota të majftueshme për të kaluar ky projektligj, por më pas e konstatoi si të votuar.

    “A jeni të sigurt që këto janë votat, nuk e di…vetëm për çështje korrektësie, a mund të më tregoni nga mazhoranca, kështu vetëm për informatën time, kush nuk ka marrë pjesë fare në votim nga mazhoranca…jo sepse atëherë nuk është numri i saktë që 62 vota janë për”, këtu është e gjithë edhe momenti kur ai e vetëvendosi, “Mirë, nese nuk po tregoni pra cilët, 62 vota për, 1 abstenim, ka kaluar projektligji për tekstet. Parlamenti i miraton këtë projektligj” tha Konjufca.

    Kjo deklaratë e shefit të Kuvendit, mbylli si diskutim çështjen e votimit porse dilemat i ngre sërish fakti se ky votim ishte publik.

    Kamerat e Kuvendit por edhe të mediave prezente hedhin dritë lehtësishtë mbi këtë situatë.

    Në këto pamje dallohet fare letë se në votim nuk kanë marr pjesë mbi 60 ligjvënës, por numri i tyre është saktësisht 60, që nënkupton mos plotësimin e kushtit ligjor për t’u konsideruar një votim i rregullt.

    Pikërisht këto pamje tregojnë qartazi se 59 janë deputetët me emër dhe mbiemër që e ngritën dorën pro këtij projektligj.

    Adelina Grainca, Adnan Rrustemi, Adriana Matoshi, Yllza Hoti, Alban Bajrami, Arbër Rexhaj, Arbreshë Kryeziu ,Ardian Gola, Arijeta Rexhepi, Arjeta Fejza, Armend Muja, Arta Bajralija, Artan Abrashi, Avni Dehari, Vlora Dumoshi, Besian Mustafa, Besim Muzaqi, Burim Meta, Dimal Basha, Doarsa Kica, Drita Millaku, Driton Hyseni, Ekrem Mustafa, Enis Kervan, Enver Dugolli, Enver Haliti, Erxhan Galushi, Fitore Pacolli, Fatmire Kollqaku, Fidan Jilta, Fitim Haziri, Agon Batusha, Vendenis Lahu, Fjolla Ujkani, Fridon Lala, Gani Krasniqi, Gazmend Gjyshinca, Glauk Konjufca, Halil Thaci, Haxhi Avdyli, Hydajet Hyseni .Jahja Kokaj , Jeta Statovci, Jetmire Vreneci, Luan Aliu, Mefail Bajqinovci, Milazim Salijaj, Mimoza Kusari, Mirlinda Tishukaj, Mirsad Shkreta, Nasuf Bejt, Nijazi Isaku , Salih Zyba, Samra Ilija, Saranda Bogujevci, Shqipe Isufi, Arben Gashi, Tinka Kurti, dhe Valon Ramadani.

    Siç shihet edhe nga emrat e listuar, në “ndihmë” pushtetit për këtë projektligj i dolën edhe katër deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që është parti në opozitë.

    Në ndërkohë është mëse e qartë që ka vetëm një abstenim e që është deputetit Bahrim Shabani.

    Nga partia në pushtet prezent në sallë ishin edhe katër deputetë të tjerë, por të cilët nuk morën pjesë në votim. Bëhet fjalë për Eman Rrahmani, Gramos Agusholli, Labinotë Demi, dhe Visar Korenicën.

    Përderisa më 7 mars në këtë seancë ka pasur edhe të tillë nga mazhoranca që kanë munguar ose në momentin e votimit të këtij projektligji nuk kanë qenë në sallë.

    Një gjë e tillë përveç që është vërejtur në pamje ata mungesën e kanë konfirmuar edhe veç e veç. Bëhet fjalë për deputetët Shqipe Selimi, Bekim Arifi dhe Fitim Uka.

    Në sallë poashtu nuk ka qenë as deputetja Duda Balje.

    Krejt këto fakte dëshmojnë se për ligjin për tekstet shkollore që tashmë ka kaluar në lexim të parë, nuk ka pas kuorum, duke votuar për të vetëm 60 deputetë, 59 prej tyre pro, 1 abstenim dhe asnjë kundër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark