Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka njoftuar se janë zhdukur mostrat e gjakut, urinës e lukthit të aktivistit të vdekur të LVV-së, Astrit Dehari.
Ajo ka treguar se si u kuptua që këto mostra mungojnë.
“Ky akt i rëndë është vërejtur dje gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në të rinjtë, por jam e bindur se ka qenë çështje kohe që ata që e kanë orkestruar do ta plasonin si një veprim dëmtues të procesit në përgjithësi”, deklaroi Haxhiu.