×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Si u përfshi Elon Musk me satelitin e tij në luftën e Ukrainës, dalin detaje nga biografia e re

    Insajderi
    07 September 2023 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një biografi për Elon Musk e autorit Walter Isaacson, tregon se miliarderi amerikan vitin e kaluar kishte urdhëruar inxhinierët e tij që të fiknin rrjetin e komunikimit satelitor “Starlink” të kompanisë së tij në afërsi të Krimesë, për të penguar një sulm të fshehtë ukrainas në flotën detare ruse.  

    Dronët e nëndetëseve ukrainase të lidhur me eksploziv teka iu afruan flotës ruse, kishin “humbur lidhjen dhe u hodhën në breg të pa dëme”, shkruan CNN.

    Ky vendim i Elon Musk për fikjen e rrjetit të “Starlink” thuhet se është nxitur nga frika se Rusia do t’i përgjigjej një sulmi të tillë të Ukrainës në Krime me armë bërthamore. Siç citon CNN librin e Isaacson, kjo frikë ishte nxitur nga bisedat e Musk me zyrtarë të lartë rusë,.

    Ky episod zbulon pozicionin unik në të cilin u gjend Musk teksa u shpalos lufta në Ukrainë. Siç shkruan CNN, pavarësisht nëse kishte për qëllim apo jo, ai ishte bërë një ndërmjetës fuqie që zyrtarët amerikanë nuk mund ta injoronin./Express

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark