×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme / Kosovë

    Si u trefishuan të hyrat e këngëtarëve pas kontrollës strike nga shteti?- ATK jep detaje për Insajderin

    Insajderi
    15 March 2024 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Administrata Tatimore e Kosovës gjatë këtij muaji ka gjobitur dy emra të njohur të estradës për mospërputhja mes të hyrave të raportuara dhe atyre që është dashur të raportohen. Gramos Aliu, i njohur me emrin artistik “Mozzik” u dënua me gjobë prej 500 mijë euro. Pas tij u raportua se edhe këngëtarja Adelina Berisha mori gjobë prej 70 mijë euro. Nga ATK kanë treguar për Insajderin se si erdhi deri tek kjo.

    Në përgjigjen e ATK-së dhënë për Gazetën Insajderi, le të kuptohet se ka një trefishim të deklarimit të hyrave të këngëtarëve pas kontrollës nga ana e shtetit.

    Kështu në vitin 2021 ishin deklaruar mbi10 milionë qarkullim nga këngëtaret dhe grupet muzikore.

    Ndërsa në vitin 2023 qarkullimi ka qenë trefish më i lartë, 29 milionë euro dhe 2.8 milion euro pagesa.

    Qarkullimi i deklaruar për vitin 2021 ishte 10.7 milionë euro, kurse në vitin 2022 është 20.9 milionë euro, ndërsa tatimet e paguara nga këngëtaret dhe grupet muzikore për vitin 2022 janë afro 2 milionë euro, ku në krahasim me vitin e kaluar. Ndërsa, në vitin 2023 qarkullimi ka qenë 29 milion euro ndërsa rreth 2.8 milion euro pagesa“, thuhet në përgjigjen e ATK-së dhënë për Insajderin.

    Gjoba ndaj Mozzik

    Mozzik” u dënua nga ATK, me gjobë prej 500 mijë euro. Ani se vetë Mozzik ditë më parë deklaroi se nuk po e kupton arsyen pse i është shqiptuar.

    Në përgjigjen e ATK-së dhënë për Insajderin, theksohet se dënimi ndaj këngëtarit nga Ferizaj, është mospërputhja mes të hyrave të raportuara dhe atyre që është dashur të raportohen.

    Për këtë gjë, ATK pretendon se posedon edhe dëshmi.

    Po ashtu, sipas Administratës Tatimore, arsyeja pse dënimi është i shumës 500 mijë euro është që krahas ‘ikjes shumicës që i është ikur këngëtari ndaj tij është shtuar edhe ndëshikimi i paraparë sipas ligjit”

    “Ndaj këngëtarit në fjalë, ATK ka kryer një kontroll, me ç’rast zyrtarët tatimor kanë konstatuar mos përputhje ne mes te hyrave te raportuara dhe atyre qe eshte dashur te raportohen (mbi bazën e fakteve qe ATK ka poseduar). Andaj si rezultat i këtyre gjetjeve është vlerësuar tatimi shtesë, ku krahas tatimit shtesë janë shtuar edhe ndëshkimet e parapara me legjislacionin tatimor”, thuhet në përgjigjen e ATK-së dhënë për Insajderi.

    Ndërsa, këngëtari Mozzik, ka deklaruar se këtë dënim është duke e paguar çdo muaj.

    ATK gjobit edhe Adelina Berishën

    Një javë pas gjobës prej 500 mijë euro për Moziik, është gjobitur edhe këngëtarja Adelina Berisha.

    Sipas raportimeve në media ajo ka marrë një gjobë prej 72 mijë euro nga Agjencia Tatimore e Kosovës (ATK)

    Burime të Gazetës Express kanë thënë që Berisha “është dënuar më 72 000 euro” nga ATK.

    “Adelina Berisha është dënuar nga ATK më 72000 euro, pavarësisht se nuk dihet së ku janë bazuar ata për ta dënuar atë me këtë shifër”./Insajdeir.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark