×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Sibel Halimi: Nuk ka kurrfarë arsyetimi lënia e policëve të izoluar, pa ushqim

    Insajderi
    21 December 2022 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pasi KFOR-i konfirmoi se ka ndihmuar në largimin e nëntë policëve të cilët ishin të sëmurë.

    Ajo ka thënë se është e papranueshme që Policia e Kosovës nuk ka kushte elementare e bazike.

    Përmes një postimi në rrjetin socia, Facebook, Halimi tha se policët rrezikojnë çdo ditë jetën teksa nuk kanë “as sigurime shëndetësore; dalin në detyrë me çizme të shqyera e me jelekë antiplumb me afat të skaduar; tani të vuajnë për gjëra edhe më bazike se këto”.

    Ajo ka thënë se Qeveria nuk mund të arsyetohet kurrsesi për lënien e policëve të izoluar e pa ushqim në veri.

    Është tërësisht e papranueshme, që policët e Kosovës të cilët rrezikojnë jetën çdo ditë; e nuk kanë as sigurime shëndetësore; dalin në detyrë me çizme të shqyera e me jelekë antiplumb me afat të skaduar; tani të vuajnë për gjëra edhe më bazike se këto. Nuk ka kurrfarë arsyetimi lënia e policëve të izoluar, pa ushqim, e të detyrohet EULEX-i për t’iu derguar rroba e ilaqe. Heronjë sa për t’u fotografuar me ta, e pastaj në çdo hap të anashkaluar. E turpshme kjo sjellje e kjo neglizhencë e pushtetarëve karshi policëve që prej dy javësh vuajnë pasojat e popullizimit të partisë në pushtet.”, ka shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark